Zbuloni më shumë për shëndetin e bebit tuaj që në javën e 9-të të shtatzënisë .
Në bashkëpunim me Smart Cells, kompani britanike e certifikuar, Pentagene Genetics ofron ruajtje të sigurt të qelizave staminale sipas standardeve më të larta ndërkombëtare. Proces i kontrolluar, teknologji e avancuar dhe siguri maksimale në çdo hap.
E themeluar në vitin 2014, Pentagene Genetics është një laborator referencë në Shqipëri në fushën e diagnostikës gjenetike, i përkushtuar për të sjellë inovacion dhe standarde ndërkombëtare më pranë pacientëve. Prej më shumë se një dekade, jemi partner i besuar për mijëra pacientë dhe familje, duke ofruar standarde të larta në saktësi, shpejtësi dhe besueshmër Pentagene ofron një gamë të gjerë testesh gjenetike – nga testimet prenatale (Panorama NIPT), te kanceri hereditar, infertiliteti dhe sëmundjet e trashëguara – duke përdorur teknologjitë më të avancuara dhe duke bashkëpunuar me laboratorë lider ndërkombëtarë. Fokusi ynë është pacienti: çdo analizë është një hap drejt parandalimit, diagnostikimit të hershëm dhe një të ardhmeje më të sigurt për ju dhe familjen tuaj.
Është një metodë e rëndësishme diagnostike
Ne ofrojmë një gamë të avancuar testesh gjenetike dhe molekulare, duke ndihmuar në diagnostikimin e hershëm, parandalimin dhe monitorimin e shumë sëmundjeve.
Testime gjenetike të avancuara për vlerësimin e rrezikut të kancerit të trashëguar, diagnostikimin e hershëm dhe trajtim të personalizuar.
Testime gjenetike të avancuara për diagnostikimin e sëmundjeve të trashëguara të gjakut dhe mbështetjen e menaxhimit të saktë klinik.
Testime gjenetike të avancuara për mbështetjen e shëndetit riprodhues, depistimit prenatal dhe kujdesit të informuar gjatë shtatzënisë.
Testime gjenetike gjithëpërfshirëse për diagnostikimin, parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të trashëguara.
Testime gjenetike të avancuara për mbështetjen e shëndetit riprodhues mashkullor, vlerësimin e fertilitetit dhe planifikimin e trajtimit të personalizuar.
Testime molekulare të avancuara për zbulimin e agjentëve infektivë dhe vlerësimin e çrregullimeve të sistemit imunitar.
Konsultimi gjenetik është një shërbim profesional që ndihmon individët të kuptojnë rrezikun...
Testimi gjenetik për kancerin është një metodë moderne që analizon ADN-në tuaj për...
After the introduction of Next Generation Sequencing (NGS) devices in the diagnosis of genetic diseases, the method of analysis called “whole exom sequencing Sek was adapted and developed for these...
Në Laboratorin Pentagene në Tiranë ofrojmë gamën e plotë të të gjitha ekzaminimeve laboratorike: si biokimia klinike, mikrobiobiologjia, hematologjia, anatomia patologjike; transfuziologji dhe gjenetikë humane. Përpos kësaj edhe konsultimi me ekspertët tanë mjekë të specializuar është i mundur nëpërmjet lënies së një takimi.
Ekipi lokal përbëhet prej 4 mjekësh të specializuar. Ne inkurajojmë konsultë paraprake, në terren të pyetjeve, diagnozave apo hulumtimeve më komplekse të cilat mund të kenë lidhje me disa patologji njëkohësisht. Megjithatë platforma e kërkimit ”Katalogu i Analizave” është mënyra më e shpejtë ku ju mund të kërkoni në lidhje me analizat e përshtatshme për ju.
Çdo analizë laboratorike ka kërkesa të ndryshme për përgatitje dhe për të siguruar rezultate të sakta, është e rëndësishme të ndiqni udhëzimet përkatëse. Disa analiza kërkojnë të jeni esëll për 8–12 orë, si për shembull analiza e glukozës ose profilit të yndyrnave. Për disa të tjera, mund të jetë e nevojshme ndalimi i përkohshëm i disa medikamenteve, por vetëm nëse rekomandohet nga mjekut. Ju mund të kontrolloni udhëzimet specifike për çdo analizë në platformën tonë “Katalogu i Analizave”, ku çdo test shoqërohet me informacion të detajuar mbi mënyrën e përgatitjes. Nëse nuk jeni të sigurt, mos hezitoni të na kontaktoni. Ekipi ynë është gjithmonë i gatshëm t’ju udhëzojë përpara se të kryeni testin.
Po. Për çdo analizë ofrojmë mundësinë e konsultës me mjekë të specializuar. Nëse keni paqartësi mbi rezultatet tuaja apo dëshironi një shpjegim më të detajuar, mund të rezervoni një konsultë direkte me një nga mjekët tanë në laborator.
Rezultatet e analizave tuaja mund t’i merrni në mënyra të ndryshme, sipas preferencës suaj: Me email: Nëse na keni dhënë adresën tuaj gjatë regjistrimit (Dërgohen automatikisht nga sistemi). Me whatsapp: Nëse keni lënë numrin tuaj të telefonit të aksesueshëm në whatsapp. Fizikisht në laborator: Duke ardhur personalisht për të tërhequr rezultatin në recepsion.
Po, në shumë raste është e mundur të kryhen analiza shtesë mbi të njëjtën mostër, pa qenë nevoja të vini përsëri për marrje gjaku. Ne i ruajmë mostrat e gjakut në kushte frigoriferike (2–8 °C) për të paktën 4 javë, në mënyrë që të mund të kryhet testim shtesë nëse nevojitet. Ju lutemi kontaktoni koleget tona të sekretarisë për të verifikuar nëse mostra juaj është ende e vlefshme për analizat që dëshironi të shtoni.
Për të kryer analizat në laboratorin tonë, nevojiten dokumentet dhe informacionet e mëposhtme: • Karta e identitetit • Emaili ose numri i telefonit, për dërgimin e rezultateve • Nënshkrimi i formularit të konsentit, që na lejon të përpunojmë mostrat dhe të dhënat tuaja personale në përputhje me rregulloret e privatësisë Në rastin e pacientëve minorenë, është e nevojshme edhe nënshkrimi i prindit ose kujdestarit ligjor për të dhënë pëlqimin. Stafi ynë është në dispozicion për çdo paqartësi ose ndihmë gjatë këtij procesi.
Shumë nga klientët tanë kanë të njëjtin mendim