Panaroma Test

Panaroma Test

Testi Panorama NIPT analizon ADN-në e lirë të qelizave nga gjaku juaj për të zbuluar abnormalitete kromozomale tek fëmija. Ky test është jo-invaziv, duke ofruar një mënyrë të sigurt për të vlerësuar rrezikun për kushte të caktuara gjenetike, pa rrezik për shtatzëninë tuaj.

Testi kryhet në SHBA në laboratorin Natera. 

Panorama NIPT përdor teknologjinë e bazuar në SNP* për të ofruar rezultate me saktësi të lartë dhe informacion të detajuar si për shtatzënitë me një fetus, ashtu edhe për shtatzënitë binjake.

Panorama NIPT kryhet që nga java e 9-të e shtatzënisë. Panorama™ është një test depistues, që do të thotë se nuk vendos një diagnozë përfundimtare. 

Paketat

Testi Panorama ofron 3 panele bazuar në kushtet që dëshironi të analizoni. Çdo panel ofron grupe të ndryshme sindromash. 

 

Llojet e Rezultateve

Pas testit Panorama NIPT, do të merrni një nga tre lloje të rezultateven brenda 10 ditëve pune.


Low risk
Një rezultat me rrezik të ulët tregon që fetusi nuk ka probabilitet te kete nje nga sindromat e analizuara. Kjo do të thotë që nuk ka nevojë për teste të tjera, por mund të vazhdoni me kujdesin prenatal të zakonshëm.

High risk
Një rezultat me rrezik të lartë sugjeron një probabilitet te larte që fetusi të ketë një nga sindromat e testuara. Këshillimi gjenetik dhe/ose testimi diagnostik duhet të ofrohen për të vlerësuar më tej kete high risk.

No result  / Atypical finding
Shkaqet mund të përfshijnë një anomali kromozomale, kufizime teknike të testimit, zona të shumta homozigoziteti ose një model të papërcaktueshëm të SNP-ve në placentë ose fetus. Kjo gjetje mund të jetë gjithashtu rezultat i një variacioni normal biologjik dhe/ose të jetë e kufizuar vetëm në indin placentar. Rekomandohet të merret në konsideratë këshillimi gjenetik, një vlerësim i plotë me ekografi dhe testimi diagnostik për të hetuar më tej këtë gjetje atipike të dyshuar.

Si kryhet procedura 

 

 

Marrja e mostrës së gjakut
Merret një mostër gjaku nga nëna, në mënyrë të sigurt dhe jo invazive.

Paketimi dhe identifikimi i mostrës
Mostra paketohet në kitin specifik të testit, së bashku me kodet unike të identifikimit për të garantuar gjurmueshmërinë dhe sigurinë e procesit.

Dërgimi në laboratorin Natera në SHBA
Mostra transportohet me DHL drejt laboratorit Natera në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sipas standardeve të transportit ndërkombëtar laboratorik.

Marrja e rezultatit
Rezultatin e presim brenda rreth 10 ditëve te punes

 

FAQs

01

1-Kush duhet ta kryejë Panorama NIPT?

 

Panorama NIPT është i përshtatshëm për çdo grua, duke filluar nga java e 9-të e shtatzënisë. Nuk rekomandohet për:

  • Shtatzëni me trinjakë ose më shumë
  • Shtatzëni me donator veze ose surrogate me më shumë se një bebe
  • Gratë me transplant të palcës së kockave
  • Konsultohuni me mjekun tuaj për të parë nëse Panorama™ është zgjedhja e duhur për ju.

 

02

2-Kur duhet ta kryej testin prenatal Panorama™?

 

Panorama NIPT mund të kryhet që në javën e 9-të të shtatzënisë.

03

3-A është test diagnostik?

 

Jo. Panorama është një test screening – nëse rezultati del me rrezik të lartë, rekomandohen analiza të tjera konfirmuese.

04

4-Sa kohë duhen për rezultatet?

 

Zakonisht rezultatet dalin brenda 7–10 ditë pune.

05

5-A mund të bëhet në shtatzëni binjake ose IVF?

 

Po, Panorama është i përshtatshëm edhe për:

  • Shtatzëni binjake
  • IVF (fertilizim in vitro)

 

06

6-Si realizohet testi?

 

Merret një mostër e thjeshtë gjaku nga nëna – pa rrezik për bebin.

07

7-A duhet të jem esëll për testin?

 

Jo, nuk ka nevojë të jeni esëll para marrjes së gjakut.

07

8-Si transportohet mostra nga Shqipëria në Amerikë?

 

Mostra e gjakut merret në klinikë dhe vendoset në kitet speciale, më pas dergohet me Medical Express DHL.